Konflikt dhe përplasje në sallën e Kuvendit, pasi Garda e Republikës në mënyrë skandaloze ka penguar duke shtyrë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Zoti Berisha ishte drejtuar për në foltore kur është ndaluar nga Garda. Ai është shoqëruar edhe nga deputeti Flamur Noka dhe aty ka ndodhur edhe përplasja. Deputetët e PD janë vënë në mbrojtje të Berishës.

Menjëherë janë ndërprerë punimet, ndërsa mësohet se përplasja ka vazhduar edhe më pas.

Veritas.com.al/