Një avion i Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar një dron, prodhim Iranian që po vepronte me forcat që mbështesin qeverinë Siriane në jug të vendit- thanë zyrtarët amerikan.
Avioni F-15 rrëzoi dronin rreth orës 00:30 të të Martës (21:30 GMT të të Hënës) në verilindje të Tanf, sipas një deklarate të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.
Mendohet se droni ka qenë i armatosur dhe ka kërcënuar trupat amerikane në teren- thanë zyrtarët.
Tanf, afër kufirit me Irakun dhe Jordaninë, është zona ku ndodhet baza e koalicionit.
Sipas konfirmimit, ky është rasti i dytë brenda muajit që ushtria amerikane rrëzon avionë në Siri.
Një avion Sirian u qëllua gjithashtu në veri të Sirisë të dielën në mbrëmje.
Veritas.com.al/