Me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Konsitutimi i kuvendit i hap rrugë formimit të ekzekutivit të ri, 37 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Aleatja me e afert Vjosa Osmani, automatikisht del edhe jashte presidences dhe mbetet pa asnje post.

Me zgjedhjen në krye të kuvendit, Konjufca merr edhe postin e ushtruesit të detyrës së presidentit, ndërkohë që për zgjedhjen e Vjosa Osmanit me të drejta të plota, do të duhet edhe pak kohë.

Zgjedhja e presidentit në Kosovë kërkon një shumicë votash, të cilat për momentin Osmani nuk i ka, dhe pritet për ti parë se cilat do të jenë aleancat që do të bëjnë forcat politike.

“Unë zotohem që do ta kryej detyrën time me nderë, përgjegjësi e përkushtim”, tha Konjufca, duke shtuar se ai nuk do të bëjë dallime ndërmjet deputetëve. Teksa i dorëzoi detyrën, Osmani tha se Konjufca është deputet shembullor.

VERITAS.COM.AL