Komisioni Hetimor për presidentin e Republikës i drejtuar nga Ulsi Manja ka zhvilluar mbledhjen e parë të tij duke zgjedhur dhe relatorët  që do ti drejtohen Kuvendit me raport për shkeljet kushtetuese të pretenduara të kreut të shtetit.

Alket Hyseni është relatori i shumicës dhe Halit Valteri si përfaqësues i opozitës, ndërsa Klotilda Bushka  sekretare e këtij komisioni.

Për Bashkim Finon nisja e këtij komisioni hetimor është në rrugë të mbarë sa kohë që ka përfunduar dhe afati kushtetues për ankimin e dekretit të kreut të shtetit që shfuqizoi 30 Qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.

Mandati i komisionit është 3 muaj dhe socialistët thonë se do të zhvillohen 3 mbledhje të tij brenda 18 Korrikut kur mbyllet se ky sezon parlamentar. Në përfundim të hetimit komisioni do ti drejtohet kuvendit me një raport ku provohen shkeljet e kreut të shtetit. Historiku i Komisioneve Parlamentare në vend na ka dëshmuar se në seancë shkohet me 2 raporte të ndryshme një nga anëtaret e shumicës dhe një të opozitës, por duket se ky nuk është rasti pasi kërkesa për ngritjen e komisionit mori 102 vota përfshire dhe votat e deputeteve të opozitës së re.

Veritas.com.al/