![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2024/08/900-0-1722930089xkanabisijpg-780-1.jpg)
Të paktën 2 944 bimë kanabisi janë gjendur dhe janë asgjësuar, sipas policisë, në kuadër të operacionit të koduar, “Territor i pastër”.
Siç bëhet e ditur, në territoret e njësive administrative Shalë dhe Postribë, u gjetën dhe asgjësuan 988 bimë kanabisi, në Vaun e Dejës, më konkretisht në Temal dhe Hajmel, dhe asgjësuan 1809 bimë kanabisi, në njësinë administrative Iballë, 147 bimë kanabisi.
Ndërkohë, po punohet për kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.