Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok urdhëroi një inspektim emergjent sigurie ndaj të gjithë sistemit të operimit të linjave ajrore, teksa hetuesit po punojnë për të identifikuar viktimat e për të zbuluar se çfarë e shkaktoi tragjedinë më të rëndë ajrore në vend.

Të gjithë 175 pasagjerët dhe 4 prej 6 pjesëtarë të ekuipazhit u vranë kur avioni Boeing 737-800 i Jeju Air u ul me bark e më pas rrëshqiti drejt fundit të pistës në aeroportin ndërkombëtar te Muan, duke shpërthyer më pas në flakë. Dy pjesëtarë të ekuipazhit u nxorën të gjallë. Sipas presidentit, për momentin prioritet është identifikimi i viktimave, një proces që po rezulton tejet i vështirë për shkak të dëmtimit të madh të trupave.

“Trupat janë dëmtuar aq rëndë saqë jemi në situatën kur duhet ti mbledhim ato, copë pas cope. Ky është realiteti. Kërkojmë më shumë personel dhe resurse shëndetësore në zone”, tha Park Han-Shin, përfaqësues i familjarëve të viktimave, shkruan A2.

Si hap të parë ministria e Transportit njoftoi planet për të zhvilluar një inspektim tek të gjithë avionët e serisë Boeing 737-800 të operuar nga kompanitë koreanojugore, me fokus tek të dhënat e mirëmbajtjes së përbërësve kyç. Avioni me numër fluturimi 7C2216, që po mbërrinte nga kryeqyteti tajlandez Bangkok, po përpiqet të ulej pak pas orës 9 të mëngjesit të së dielës, në aeroportin Muan në Korenë e jugut. Sipas raportimeve fillestar shkak për tragjedinë mund të jetë bërë përplasja e avionit me një grumbull zogjsh.

Pak minuta para aksidentit, kontrolli i trafikut ajrore paralajmëroi për aktivitet të shpendëve. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse ndonjë prej sistemeve të kontrollit të avionit u bllokuar, teksa pilotët u përpoqën të uleshin pak pasi deklaruan gjendje emergjence. Pamje të publikuara në media, tregojnë avionin teksa prek tokën pa rrota, para se të përplaset me një mur e të shpërthejë në flakë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *