Koreja e Jugut ka zbuluar se një anije e regjistruar si e Hong- Kong që dyshohet se furnizon Korenë e Veriut në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare.

Zyrtarët thonë se Lighthouse Winmore në mënyrë të fshehtë ka transferuar  600 ton naftë të rafinuar për në Korenë e Veriut.

Zbulimi erdhi pasi Kina mohoi pohimin e presidentit Trump se ka lejuar transportin me anije për në Korenë e Veriut.

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit e OKB ka ndaluar transferimin e çdo malli nga anija në anije që destinohet për në Phenian.

Veritas.com.al/