( Raportohet se Kim Hyok Chol u ekzekutua për tradhti ndaj  Kim Jong Un pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara)/ 

Koreja e Veriut ka ekzekutuar të dërguarin special në Shtetet e Bashkuara menjëherë pas dështimit të samitit mes liderit Kim Jong Un dhe presidentit Donald Trump, shkruan një gazetë e Koresë së Jugut ditën e premte.

Gazeta ‘Chosun Ilbo’ tha se Kim Hyok Chol, i cili shtroi themelet për takimin në Hanoi dhe shoqëroi Kim në trenin e tij privat, është ekzekutuar nga skuadra e zjarrit me akuzën “për tradhti ndaj liderit suprem” pasi kishte ‘fituar mbi Shtetet e Bashkuara,  gjatë negociatave parapërgatitore.

“Kim Hyok Chol është ekzekutuar që në Mars në aeroportin Mirim bashkë me katër zyrtarë të ministrisë së jashtme, sipas një investigimi, raporton gazeta, duke cituar burime të paidentifikuara.

Zyrtarët e tjerë nuk janë treguar me emra.

Kim Hyok Chol ishte një homolog i të përfaqësuesit special të Shteteve të bashkuara, Stephen Biegun gjatë samitit të Hanoit në muajin shkurt.

Ministria e Bashkimit e Koresë së Jugut, që është marrë me raportet inter- Koreane, mohoi të komentonte raportin.

Veritas.com.al/