(FOTO: Gjenerali Koreanoverior, dhe Ivanka Trump duartrokisnin nga e njejta pikw në stadium, por nuk pritej ndonjë takim mes tyre)/
Deklarata ngë Koreja e Jugut erdhi pasi Gjenerali Gen Kim Yong-chol takoi presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in para mbylljes së ceremonisë së Lojërave Olimpike të Dimrit.
Departamenti i shtetit i Shteteve të Bashkuara u përgjigj duke thënë se çarmatimi bërthamor duhet të jetë fundi i objektivit të “çdo dialogu”.
“Ne duam ta shikojmë mesazhin e Phenianit sot se vërtet ka dëshirë që të mbajë bisedime; dhe kjo do të prezantonte hapin e parë”, thuhet në deklaratë.
Pheniani nuk ka konfirmuar akoma ofertën, por shpesh ka thënë se ka vullnetin e bisedimeve pa ndonjë parakusht.
Bija e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Ivanka gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e mbylljes, por ajo nuk pritej të bisedonte me ndonjë nga Koreja e Veriut, edhe pse ajo ndodhej vetëm pak hapa gjenerali Kim në stadiumin Olimpik.
Veritas.com.al/