(FOTO: Kim Jong-un dhe zyrtarë të lartë ushtarak festojnë lëshimin e raketës të Premten)/

Koreja e Veriut ka paralajmëruar se sa më shumë sanksione dhe presion që ushtrohet mbi vendin komunist bërthamor, vetëm sa do ta përshpejtojnë programin e saj bërthamor.

Në një deklaratë të fundit, ministria e jashtme koreane e quajti raundin e ri të kufizimeve të imponuara nga Kombet e Bashkuara si “veprimi më i egër, joetik dhe çnjerëzor i armiqësisë”.

Ndërkohë, SHBA dhe Koreja e Jugut kanë kryer manovra  të përbashkëta ushtarake mbi gadishullin Korean, sipas BBC.

Koreja e Veriut do të jetë çështja kyçe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB këtë javë.

Veriu lëshoi raketën e fundit mbi Japoni ditën e Premte, të cilën e përshkroi si prova që ka arritur largësinë më të madhe.

Lëshimi i raketës që ndodhi në gjatë raundit më  të fundit të sanksioneve nga Kombet e Bashkuara u dënua nnjëzëri nga Këshilli i Sigurisë  i OKB si “provokacion i lartë’.

Veritas.com.al/