Koreja e Veriut ka lëshuar tre raketa b alistike me rreze të shkurtër- thonë b urime të Uashtrisë Amerikane.
Raketat u lëshuan nga provinca Gangëon dhe fluturuan për rreth 250km (150 miles), thanë zyrtarëtë e Koresë së Jugut.
Që nga lëshimi i raketave balistike me rreze interkoninentale, muajin e kaluar, Phenian ka këkrcënuar se do të lëshojë raketa kundër ishullit Amerikan, Guam.
But this latest test did not threaten the US or Guam, the US military said.
Provat e raketave të Koresë së Veriut shpesh bëhen në përgjigje të stërvitjeve ushtarake në Korenë e Jugut ku zakonisht përfshihet edhe ushtria amerikane.
Mijëra trupa të Koresë së Jugut aktuialisht po marrin pjesë në ushtrime të përbashkëta.
Raketat u hodhën, e para në 06:49 të Shtunën, (21:49 GMT e premte), sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut.
Ushtria Amerikane tha se u hodhën tre raketa.
“Raketa e parë dhe e treta… dështuan gjatë fluturimit. TRaketa e dytë funksionoi… u duk që shpërthey menjëherë”, tha komandanti Amerikan i Pacifikut, Dave Benham.
Të tre raketat shpërthyen brenda 30 minuave.
Veritas.com.al/