Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka ftuar presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in në Phenian.

Ky do të jetë samiti i parë në më shumë se një dekadë mes liderëve korean.

Zoti  Moon tha se dy Koreat mund të bëjnë ‘të mundur’ dhe të inkurajojnë kthimin e Veriut në bisedime me Shtetet e Bashkuara.

Ftesa u shkrua me dorë nga motra influencuese e zotit Kim, zonja Kim Yo-jong, në pallatin presidencial të Seulit, gjatë hapjes së Lojrave Olimpike të Dimrit.

Zonja Kim dhe kreu i ceremonialeve të shtetit të Veriut, Kim Yong-nam kreysojnë delegacionin më të fundit nga Veriu për të vizituar Jugun, që nga Lufta Koreane në vitin 1950.

Veritas.com.al/