![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2017/04/3A10855D00000578-0-image-a-1_1478507427922.jpg)
Sot, më 11 Prill, Koreja e Veriut, në një deklaratë për media paralajmëroi për një sulm bërthamor mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kudo që të jetë pjesë e Amerikës, në det apo në tokë kudo ku ka ushtri amerikane. Deri në Pacifikun perëndimore- sipas njoftimit.
Presidenti i Shteteve të bashkuara, Donald Trump, që ka kërkuar nga Kina që të bëjë më shumë për të frenuar fqinjin e saj të varfër e të rrënuar, shkroi në Twitter se Koreja e Veriut “po kërkon turbullira” dhe se Shtetet e Bashkuara mund “ta zgjidhin problemin” me ose pa ndihmën e Kinës.
Tensioni është përshkallëzuar me shpejtësi në gadishullin Korean pas aksionit ushtarak të Shteteve të Bashkuara kundër Sirisë. Kjo ndodhi mes shqetësimeve se Koreja e Veriut mund të kryejë testin e gjashtë bërthamor.
/Veritas.com.al/