Koreja e Veriut, aksidentalisht ka përplasur një raketë mbi një qytet koreano- verior në periferi të Phenianit, duke shkaktuar një shpërthim dhe fatkeqësi, teksa po testohej programi i armatimit bërthamor- pohojnë burime nga qeveria e Shteteve të bashkuara.
Duke cituar ‘burime nga qeveria e Shteteve të bashkuara me dijeni mbi programet e armatimit në Korenë e Veriut”, revista Diplomat raportoi të Mërkurën se Hwasong-12 Intermediate Range Ballistic Missile (IRBM) është lëshuar pranë fushës së fluturimeve në provincën Pukchang në Jug të Phenianit. Por është përplasur në qytetin e Tokchun.
Përplasja raportohet se ka shkaktuar ’dëme të konsiderueshme mbi kompleksin e ndërtesave industriale dhe agrokulturore. Në dëme mund të numërohen edhe disa persona të vdekur, që nuk është e mundur të jepet një shifër e saktë për shkak të ‘sekretit shtetëror’.
Imazhet nga Google Earth gjithashtu tregojnë “tokën e rrënuar në zonën që praktikisht ndodheshin ndërtesat dhe rrethimet e tyre”.
Veritas.com.al/