Koreja e Veriut duket se po ndërton raketa të reja balistike pavarësisht nga lidhjet e ngrohta me administratën e Trump dhe angazhimin për çarmatimin bërthamor, sipas raporteve.
Zyrtarë amerikan që nuk dhanë emrin e tyre, thanë për Uashington Post se satelitët spiunë kanë pikasur aktivitete të vazhdueshme në zonat ku janë prodhuar raketat balistike.
Reuters ka cituar një zyrtar duke thënë se është jo e qartë se sa larg ka shkuar kjo punë.
Donald Trump takoi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un në Singapore në muajin qershor.
Pas takimit të parë mes dy liderëve të të dy vendeve, të dy burrat u angazhuan për të punuar në drejtim të çarmatimit. Pas kësaj, zoti Trump deklaroi se Koreja e Veriut “nuk është më një kërcënim bërthamor”.
Veritas.com.al/