Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un tha se ka anuluar të gjitha provat e raketave dhe se do të mbyllë pozicionet e provave bërthamore.

“Nga data 21 Prill, Koreja e Veriut do të ndalojë provat bërthamore dhe lëshimin e raketave balistike ndër-kontinentale”- sipas agjencisë shtetërore të lajmeve.

Zoti Kim tha se provat e mëtejshme janë të panevojshme sepse aftësitë bërthamore të Phenianit janë “verifikuar”.

Deklarata e papritur vjen teksa lideri Koreano- Verior përgatitet për bisedimet historike me Korenë e Jugut dhe me Shtetet e Bashkuara.

Zoti Kim është në prag të takimit me homologun Koreano- Jugor, Moon Jae-in, javën që po vjen në samitin e parë inter-Korean (që është i pari takim në një dekadë) dhe para takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, diku nga qershori.

“Ky është një lajm shumë i mirë për Korenë e Veriut dhe për Botën- progres i madh!”, shkroi në Twitter presidenti Trump pas deklaratës nga Koreja e Veriut.

Veritas.com.al/