Korea e Jugut ka vendosur avionët luftarak drejt bregdetit me qëllim që të interceprojë bombarduesit e Shteteve të Bashkuara, pasi akuzoi Donald Trump se “ka shpallur luftë”.
Ministri i Jashtëm i regjimit diktatorial pohoi dje se Pheniani mund të marrin në shënjestër avionët Amerikanë edhe pse fluturojnë jashtë hapësirës ajrore të Koresë së Veriut pas kërcënimit të Donald trump se do të “shkatërrojë plotësisht” Korenë e Veriut.
Shërbimi Inteligjent Kombëtar i Koresë së Jugut tha se ndërkohë Pheniani nuk u duk të ketë ndonjë prezencë të US B-1B
Lee Cheol-Woo, shefi i komitetit të Asamblesë Kombëtare të Inteligjencies, tha: “Koreja e Veriut ka zhvendosur avionet luftarak dhe ka forcuar mbrojtjen përgjatë bregdetit lindor”.
N të njëtën kohë, Shtëpia e Bardhë e ka quajtur ‘absurd’ pretendimin e Koresë së Veriut se Shtetet e Bashkuara paska ‘shpallur luftë mbi regjimin e Kim Jong-un.
Një zëdhënëse e Shteteve të Bashkuara, Sarah Huckabee Sanders tha se “Ne nuk kemi shpallur luftë kundër Koresë së Veriut, dhe vëllazërisht e themi se ky është një absurd”.
Veritas.com.al/
FOTO: Lideri Koreano Verior, Kim Jong-un inspecton nje avion luftarak
Zedhenese e Shtepise se Bardhe, Sarah Huckabee Sanders kundershton pretendimin e Phenianit. ‘Ne nuk kemi shpallur lufte kunder Korese se Veriut”.