Studiuesit gjermanë kanë identifikuar molekulën që mund të frenojë proteinën që lejon që virusi të përsëritet. Në laborator punohet për të krijuar ilaçe efektive. Por do të duhet kohë

 

Quhet 13b, arma e re që mund të përdoret për prodhimin e ilaçeve efektive kundër koronavirusit të ri.

Bëhet fjale per një molekulë, individualizuar nga një grup studiuesish gjermanë, në gjendje të frenojë “motorin” e Covid-19, atë që lejon shumimin.

Zbulimi i kësaj molekule u bë i mundur falë analizës 3D të strukturës së enzimës që përdoret nga virusi për t’u përhapur në qelizat njerëzore, i quajtur proteaza. Falë modelit “prej kristali” të Covid-19,piketuar nga shkencëtarët e Helmholtz-Zentrum Berlin für Materialien und Energie dhe Universiteti i Lübeck, u bë e mundur për të analizuar proteazën në tre dimensione. Pamja 3D e proteinës, në të vërtetë, i lejoi shkencëtarët të identifikojnë pikat e dobëta të virusit, për të kuptuar se cilat duhet të sulmohen për ta mposhtur atë.

Për momentin, siç raporton Ansa, molekula 13b është testuar në epruvetë mbi qelizat e mushkërive humane të infektuara me koronavirus. Molekula hyri në veprim menjëherë.

Eksperimentimi u zhvillua edhe tek minjte,duke treguar se nuk është toksik dhe mund të administrohet nëpërmjet thithjes.

Tani, ekipi i studiuesve është duke punuar që të përpiqen të shndërrojnë molekulën që bllokon “motorin” e virusit në një ilaç. Por, para se të vihet në dispozicion, mund të duhen vite. Por, falë zbulimit të ri dhe falë analizës 3D të strukturës së virusit, do të jetë e mundur të hartohen barna të reja, duke identifikuar pikat e dobëta të Covid-19. Për të nxjerrë imazhe të strukturës virale, studiuesit përdorën rreze X me intensitet të lartë të strukturës së Berlinit, të vëna në dispozicion për të ndihmuar në mposhtjen e Covid-19.

Shpresa të reja vijnë edhe nga ilaçe te tjera. Presidenti Amerikan Donald Trump insiston në përdorimin e idrossiclorochinës, një ilac anti-malarie, ndërsa autoritetet kineze kanë raportuar për një ilaç të përdorur në Japoni për të trajtuar gripin, favipiravir. Në Itali, agjensia e ilaçeve po vazhdon me një proces të shpejtë miratimi për ilaçet “off label” të përdorura në spitale: këto janë ilaçe të bazuara në remdevisir dhe tocilizumab. Ndërsa, në Spallanzani,jane përdorur dy ilaçe antivirale, lopinavir / ritonavir dhe remdesivir,për të kuruar dy bashkëshortët kinezë.

VERITAS.COM.AL/