Japonia ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme të imponuar për shkak të koronavirusit, në 39 nga 47 prefekturat, pas një rënie të mprehtë të infeksioneve të reja.
Urdhri i gjendjes së jashtëzakonshme akoma zbatohet në Tokio, Osaka dhe në ishullin verior të Hokkaido, ku çdo ditë shfaqen raste të reja.
Kryeministri Shinzo Abe tha që shkalla e infeksionit të Japonisë ishte zvogëluar në një të shtatën e kohës së pikut në vend.
Ai i bëri thirrje publikut të jetë vigjilent, të veshë maska dhe të vazhdojë të ndjekë udhëzimet për distancim.
“Nëse është e mundur, para 31 majit, ne do të dëshironim të heqim gjendjen e jashtëzakonshme edhe për rajone të tjera,” tha Z. Abe.
VERITAS.COM.AL