Një nga autorët dhe aktorët më të shquar  i kinematografisë shqiptare është ndarë nga jeta. Regjisori Muharrem Fejzo ka humbur betejën me koronavirusin.

 Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, Joe Fejzo. Fejzo ndërroi jetë në moshën 87-vjeçari pasi humbi betejën me koronavirusin.

“Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e s’të dhashë dot një gotë ujë, nuk meriton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”, shkruan djali i regjisorit.

VERITAS.COM.AL