Nga: Petrit Lleshi/
As dy muaj nuk i ka që mori titullin “Nderi i Qarkut Lezhë” , sot virusi vdjekjeprurës “COVID”, i mori jetën shkrimtarit, poetit, studiuesit e pulblicistit të shquar, HASAN HASANI-PËRKOLA, nga Kosova, me origjinë nga Domgjoni i Mirditës.
Hasan Hasani është botues i 74 veprave letrare në rrugëtimin e 74 viteve jetë
dhe eshte i vetmi shkrimtare ne Kosove, qe ka pergatitur dhe botuar veprat e plota të Ernest Koliqit, bashkudhëtar i Fishtës dhe drejtues i “Shejzave”.
Mëb3 Tetor 2020, në mjediset e Bibliotekës ‘’Gjergj Fishta ‘’, Kêshilli i Qarkut Lezhë organizoi ceremoninë e dhënies së tiullit ‘’Nderi i Qarkut Lezhe’’, Zotit Hasan Hasani -Përkola,
Shkrimtari Hasan Hasani ndër vite ishte mik dhe koleg i Ibrahim Rugove dhe mik i familjes Haradinaj.., ka shkruar nder te paret per luften e biografine e deshmorve te Rrafshit te Dugagjinit.!
Shkrimtari puplicist ardhetar HASAN HASANI (PERKOLA) me origjinen e te parve te tij nga Domgjoni i Mirdites , te larguar para 270 viteve drejt Kosoves, ku per arsye te problematikave te kohes, konvertojne emrat por trashiguan brez pas brezi, dashurine per origjinen Domgjonin e Mirditen.
Shkrimtari Atdhetare Hasan Hasani ( Perkola) i lindur më 16 janar 1947 në fshatin Shqiponjë ( ish – Jabllanicë ) të Dushkajës,rrethinë e Gjakovës.Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Zhebël , Gërgoc dhe Baran. Shkollën Normale e kreu në Gjakovë.Studimet,Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe ,në Universitetin e Prishtinës.Me krijimtari letrare dhe publicistike merret që nga viti 1965, kur e botoi poezinë e parë në revistën letrare ‘’ Jeta e re ‘’.Krijimet letrare dhe publicistike i botoi në të gjitha gazetat dhe revistat që u botuan në gjuhën shqipe ne Kosovë,Maqedoni dhe më vonë edhe në Mal të Zi. Si student i vitit të parë,në vitin 1969 nisi punën si bashkëpunëtor i rregullt në gazetën e studentëve ‘’ Bota e re ‘’, ku punoi deri në qershor të vitit 1971, kur kaloi gazetar i rregullt në gazetën arsimore-shoqërore dhe pedagogjike ‘’Shkëndija ‘’.Në vitin 1976 kalon në revistën për art,kulturë e letërsi ‘’Fjala ‘’, në fillim gazetar, e më vonë redaktor. Në vitin 1987 emrohet redaktor e më vonë edhe kryeredaktor në revistën letrare për fëmijjë ‘’Pionieri ‘’ ku punoi deri në vitin 1996, kur kalon redaktor në revistën letrare ‘’Jeta e re‘’. Nga viti 2003 përsëri e gjejmë redaktor në revistën letrare për fëmijë ‘’ Pionieri ‘’,dhe nga shtatori i 2004 kryeredaktor po në revistën ‘’ Pionieri ‘’.Përveç me shkrime publicistike është marrë me krijimtari letrare,për fëmijë dhe për të rritur. Nga viti 1967,kur ka botuar librin e parë me vjersha e deri me 2015,botoi gjithsej 68 vepra zhanresh të ndryshme.Hasan Hasani,përveç veprave letrare dhe publicistike që ka botuar për 48 vjet me radhë,(në vitin 1967 botoi librin e parë ),ka përgaditur për shtyp veprën e plotë letrare të Ernest Koliqit në gjashtë vëllime,të Ethem Haxhiademit në dy vëllime, të Nermin Vlorës në dy vëllime,të Mehdi Frashërit në një vëllim,të Musine Kokalarit në një vëllim,të Rrahman Dedajt në katër vëllime,të Adem Gajtanit në tri vëllime.Ka përgaditur numra tematikë ( të veçantë ) të revistës letrare ‘’Jeta e re ‘’ për Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën,Nermin Vlorën , Musine Kokalarin, Mehdi e Mithat Frashëri,Vinçenc Prenushin, Azem Shkrelin dhe Beqir Musliun.
Shkrimtari Hasan Hasani (Perkola) jetoi në Prishtinë deri në momemtet e fundit të jetës.
VERITAS.COM.AL/