Koronavirusi “mund të mos shkojë kurrë”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Duke folur në një konferencë të Mërkurën, drejtori i urgjencave të OBSH-së, Dr Mike Ryan paralajmëroi se është kundër përpjekjes për të parashikuar se kur do të zhduket virusi.

Ai shtoi se edhe nëse gjendet një vaksinë, kontrolli mbi virusin do të kërkojë një “përpjekje masive”.

Pothuajse 300,000 njerëz në të gjithë botën raportohet të kenë vdekur me koronavirus, dhe më shumë se 4.3 milion raste janë regjistruar.

Ndërkohë OKB paralajmëroi se pandemia ishte duke shkaktuar shqetësime masive dhe shëndet të keq mendor – veçanërisht në vendet ku ka mungesë investimesh në kujdesin shëndetësor mendor.

OKB u bëri thirrje qeverive që ta bëjnë qasjen ndaj shëndetit mendor si pjesë të përgjegjësisë së tyre të përgjithshme.

VERITAS.COM.AL/