Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë veprime ekzekutive për të ofruar ndihmë ekonomike për miliona amerikanë të goditur nga pandemia, duke thënë se ai u detyrua ta bëjë këtë pasi dështuan bisedimet në Kongres.

Direktivat përfshijnë masa për të mbështetur të papunët, për të pezulluar taksën e pagave dhe për të zgjatur kreditë e studentëve.

Disa prej tyre ka të ngjarë të përballen me sfida ligjore duke pasur parasysh që Kongresi kontrollon shpenzimet federale, jo presidentin.

Rivali demokrat Joe Biden tha që ato ishin “një seri masash gjysmë të pjekura”.

Nuk dihet nëse masa do të nënkuptojë përfundimin e bisedimeve midis zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe demokratëve të lartë për një paketë stimulimi. Bisedimet u prishën të Premten pas dy javësh.

Zoti Trump tha se masat do të siguronin deri në 400 dollarë në javë në përfitime shtesë të papunësisë për dhjetëra miliona amerikanë të papunë.

Presidenti gjithashtu tha që shtetet do të mbulonin 25% të pagesave të reja – përfitimi i mëparshëm u financua plotësisht nga qeveria federale. Ai po kërkon të devijojë paratë nga një ndihmë e miratuar më parë për katastrofë në shtetet.

VERITAS.COM.AL