Çfarë shkruan sot media perëndimore në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës?

-Emigracioni… Papunësia e rinisë dhe çështjet e dyshuara e të pazgjidhura të krimeve të luftës- këto janë kokëçarjet e mbështetësve ndërkombëtar të Kosovës.

-Kosova është shteti i 51-të i lidhur me Shtetet e Bashkuara.

-Festa me banderola shkon drejt bulevardit ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë. Rreth skenave janë mbledhur mijëra dhe pritet të vijë këngëtarja e lindur në Britani, Rita Ora.

-Mes të të ftuarve do të jetë edhe Cherie Blair, burri i të cilës mbahet mend për rolin udhëheqës të NATO-s në Kosovë.

-“Kjo është ndjenja e dinjitetit dhe krenarisë për arritjet e Kosovës”, thotë presidenti Hashim Thaçi.

-Bernard Kouchner, një ish përfaqësues special i OKB në Kosovë, që më parë ishte ministër i jashtëm i Francës, e përshkruan Kosovës si “një nga sistemet më të suksesshëm të OKB”.

-“Nuk ka më luftë, luftë të përgjakshme, dhe tani nuk ka më luftë”, tha ai.

-Kosova ka moshën më të re në Europë, por ekonomia gjeneron vetëm gjysmën e nevojave vjetore të vendeve të punës.

-Rreth 190 mijë kosovarë mendohet se kanë lënë vendin e tyre në dekadat e kaluara, pavarësisht nga regjimi strikt i vizave në BE.

-“Na duhet të rrisim ekonominë. Por korrupsioni është kanceri i shoqërisë sonë. Jam i bindur se njerëzit që na udhëheqin nuk janë njerëzit e duhur”, tha Ismet Gegaj, 72 vjeç.

-“Komuniteti ndërkombëtar ka ambicie shumë të ulëta mbi Kosovën”, tha Albin Kurti.

-Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës. Rusia dhe Kina e kanë bllokuar anëtarësimin e saj.

-Marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës janë komplikuar kohët e fundit kur udhëheqësit e saj deshën të eliminojnë Gjykatën Speciale të Krimeve të Luftës.

-Por sovraniteti nuk është i vetmi shqetësim këtu. Afër një mbishkrimi që përkujton Oliver Ivanović, një politikan lokal serb që u vra më 16 Janar. Për vrasjen u fajësuan të dy anët me njëra tjetrën .

-Por të gjithë kanë frikë se kjo mund të shkaktojë një zinxhir reagimesh dhe konfliktesh.

-“Mund të kemi një eksod të ri, shkatërrimin e e trashëgimisë dhe kaos” Father Sava Janjic, babai shpirtëror i Kishës Serbe Visoki Dečani të shekullit 14 në Kosovë, ën kodrat perëndimore të mbuluara nga bora.

Vweritas.com.al/

 

Ties hanged on the fence of the Kosovo government headquarters in Pristina in December – a sign of protest against Kosovo’s prime minister’s decision to raise government salaries

Kosovo’s president, Hashim Thaçi, stands in front of a banner marking the 10th anniversary of Kosovo independence