Policia e Kosovës ka arrestuar Marko Gjuriçin, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, sepse ka hyrë ilegalisht në veri të Mitrovicës, raportojnë mediat lokale.

Sipas medieve në Kosovë, pas arrestimit të Gjuriç janë dëgjuar krisma armësh. Ndërsa Policia e Kosovës pas arrestimit, e ka transportuar zyrtarin serb në Prishtinë.

Zheljko Joviç, bashkëpunëtori i Marko Gjuriç raportohet se është plagosur në Mitorivicë gjatë përpjekjes për ti rezistuar ndalimit, raportojnë media serbe “Tanjug”.

Arrestimi në Mitrovicë i Marko Gjuriç, ka sjellë tensione mes Kosovws dhe Serbisw.

Përveç protestave të qytetarëve serb në Mitrovicë, sipas medieve serbe Presidenti Aleksandër Vuçiç ka thirrur një mbledhje urgjente të këshillit të Sigurisë Kombëtare,  në orën 19.30.

Presidenti Vuciq ka vendosur lidhje telefonike me presidentin e Rusisë, Putin, nga i cili kërkon mbështetje.

Veritas.com.al/