(Ramush Haradinaj në Bruksel në Nëntorin e vitit të kaluar/ Photo: consilium.europa.eu)

Kosova ndodhet në prag të ngjarjeve të bujshme pasi politikanët e saj të lartë u përpoqën të ‘fshijnë’ nga faqja e dheut “Gjykatën Speciale’ të krijuar me iniciativën e SHBA e BE. Revista EU Observer shkruan se e ardhmja e Kosovës është në rrezik për shkak të debateve mbi krimet e luftës.

“Daut Haradinaj dhe Thaçi, të dy ish-komandantë të UÇK-së pritet të ballafaqohen me raste në Institucionin Gjyqësor të Zhvendosur të Specializuar të Kosovës” shkruan EU Observer, ku theksohet se me kundërshtimet që po i bëhen Gjykatës po rrezikohet e ardhmja evropiane e Kosovës.

Më pas në shkrim thuhet se BE-ja e ka krijuar Gjykatën Speciale për t’i trajtuar akuzat ndaj zyrtarëve të lartë të UÇK-së që kanë qenë të involvuar në trafikim organesh të të burgosurve serbë në luftën e Kosovës me Serbinë gjatë vitit 1998 dhe 1999.

Eu Observer ka transmetuar deklaratën e kryeministrit Haradinaj, gjatë vizitës së djeshme në Gjakovë, ku tha se ka qenë kundër Gjykatës derisa ka qenë në opozitë dhe se është kundër edhe tani.

“Vëllai i tij, Daut Haradinaj, një deputet, ka shkuar edhe më tej duke thënë javën e kaluar se arrestimet e para të Gjykatës Speciale do ta aktivizojnë ish-guerilen e UÇK-së”, shkruan EU Observer.

Po ashtu, aty përmendet edhe Presidenti Hashim Thaçi, si pjesë e kësaj përpjekjeje  dhe vendimi i tij për të falur vëllezërit Kiqina e Ramadani.

Veritas.com.al/