
Për herë të dhjetë dështoi përpjekja e konstituimit të Kuvendit. Ashtu si të enjten, edhe seanca e sotme këtë të shtunë nisi me votimin për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.
Por mori vetëm 54 vota. Kryesuesi Avni Dehari e mbylli seancën për mungesë kuorumi. Seanca e radhës, do të mbahet të hënën në orën 10:00.
Ndërkohë Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka informacione që po bëhen përpjekje për një kandidat më unifikues për kryeparlamentar.
“Po shpresojmë të kemi kandidat unifikues, që të ndodh propozim i ri. Shpresojmë ta votojmë kryeparlamentarin. Kam dëgjuar që ka përpjekje për ta ndërruar kandidatin, për ta vendosur një kandidat më unifikues”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij nuk ka asnjëherë votë për kandidaten e LVV-së, Albulena Haxhiu, si kryetare e Kuvendit.
Komente