Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 9 shkurtin e vitit 2025, si datë të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
“Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 9 shkurt 2025”, thuhet në dekretin e nënshkruar nga presidentja, i cili mban datën 16 gusht 2024.
Kryetarja e Shtetit të Kosovës, ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Dekreti për caktimin e zgjedhjeve parlamentare ka hyrë në fuqi këtë të premte. Presidentja ka ndarë në faqen e saj në “Facebook”, foto nga nënshkrimi i dekretit si dhe Kushtetutën e Kosovës me mbishkrimin “Urime!”/