
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, kërkesa nga PSRK-ja është që të urdhërohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të paraqitet për t’u intervistuar si dëshmitar.
Kërkesa u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Themelores, Mirlinda Gashi.
Ajo tha se kërkesa është duke u shqyrtuar.
“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata”, deklaroi ajo.
Më herët, shefi i Qeverisë e kishte refuzuar ftesën PSRK-së. Gjithashtu ai pati ftuar prokurorët në zyrën e tij.
“Prokurorët kanë ardhur në Kryeministri edhe më herët. Unë guxoj t’ju them ‘S’po vij’, të shohim tash a guxojnë ata të vijnë”, deklaroi më herët Kurti.
Komente