Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas dy orë diskutime rreth letrës që i kanë drejtuar pardje Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, u shpreh se “nuk mund të shtyhet afati i regjistrimit”.

PS dhe LSI në koalicion, me anë të një letre i kërkuan KQZ-së që të shtynte afatin e regjistrimit të tyre si koalicion, në listat e zgjedhjeve. Argumenti që u përdor nga të dy patit në qeveri ishte se “kjo bëhej për të krijuar mundësi që opozita të regjistrohet për zgjedhjet” parlamentare.

Mirëpo ky ishte një argument i rënë, sepse afati i regjistrimit të koalicionit opozitar ka mbaruar. Opozita ka deklaruar se nuk do të regjistrohet për zgjedhjet parlamentare në qoftë se nuk do të arrihet të krijohet “qeveri teknike” për të organizuar zgjedhje.

Parti të vogla që kanë deklaruar se “do të marrin pjesë” pavarësisht nga pjesëmarrja e Opozitës, deklaruan menjëherë mbas letrës se “ky është një grusht shteti’ (LIBRA) dhe sot “Sfida për Shqipërinë” deklaroi se ky është një “akt anti- shtet’. Vetë LSI aleate në qeverisje ka deklaruar se “nuk shkon në zgjedhje në zgjedhje farsë, pa opozitën’.

Sot KQZ e mbylli diskutimin rreth “shtyrjes së datës së regjistrimit”.

Kryetari i KQZ, Denar Biba tha se kjo letër as ‘ka pse analizohet’. Ai la për të nënkuptuar se vetë kërkesa është e jashtë-ligjshme. “Nuk ka bazë ligjore që ne të shtyjmë afatin”, tha Biba.

Më poshtë ai gjeti rastin të deklarojë se “shërbejmë zgjedhjet dhe popullin”, por jo partitë.

Kryetari i KQZ , Biba foli edhe për protestën e Opozitës. “Opozita ndodhet në protestë në Çadër- tha ai- dhe ne nuk kemi pse bëjmë sikur nuk shikojmë… Mund të ketë zgjedhje pa opozitën- tha- por jo zgjedhje të mirëfillta.

Zoti Biba është emëruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si prurje e LSI.

/Veritas.com.al/