TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot për vizitë ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë Mélanie Joly.

Lajmi bëhet I ditur nga shefi i qeverisë, i cili ka ndarë foto nga pritja e saj në kryeministri.

“Kënaqësi të mikprisja sot Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly”, shkruan Rama në Facebook.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ministrja Joly zhvilloi një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Joly uroi Shqipërinë për kryesimin e Këshillit të Sigurisë së Organizatë së Kombeve të Bashkuara.

Ajo foli gjithashtu edhe për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore mes dy vendeve. Vizita e ministres së Jashtme kanadeze në Shqipëri vjen si pjesë e turit të saj në Evropë, që përfshin Slloveninë, Maqedoninë e Veriut dhe vendin tonë.

Kjo është vizita e dytë e një ministri të Jashtëm kanadez në Tiranë, në harkun kohor prej 9 vitesh. Vizita e ministres Mélanie Joly në Shqipëri dëshmon për intensifikimin e shkëmbimeve dhe dialogut politik të nivelit të lartë ndërmjet dy vendeve/