
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhje ka pranuar kërkesën e kandidatëve të Partisë Social Demokrate, të cilët kanë hequr dorë nga vullneti i tyre për të marrë mandatin e deputetit dhe kështu e drejta për të shkuar në Kuvend i lind njërit prej kandidatëve në lista të hapura.
Kandidati, i cili merr mandatin e PSD nga qarku i Tiranës është Tedi Mula.
Kryekomisioneri Celibashi bëri dhe analogjinë se pse miratoi kërkesën e PSD dhe hodhi poshtë pretendimet e kandidatëve të koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”.
Ai theksoi se ligji e parashikon që kandidatët nuk mund të dorëhiqen nga kandidimi pasi listat janë miratuar, por atyre u lind e drejta për të hequr dorë nga mandati, siç dhe vepruan kandidatët e listës së mbyllur të PSD-së.
“Janë depozituar sot ne KQZ 12 deklarata të cilat i përkasin 12 kandidatëve për deputetë të listës të mbyllur për qarkun e Tiranës. Deklarata noteriale, sipas së cilave, secili prej tyre deklaron se nuk ka interes për të marrë mandatin e deputetit. Kemi një dorëheqje nga e drejta për të përfituar mandatin e deputetit dhe jo nga kandidimin. KQZ respekton vullnetin e kandidatëve, rezulton se kandidati fitues dhe ai që merr mandatin e PSD në Tiranë është Tedi Mula”, tha ai.
Komente