
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë tre propozime Kuvendit të Shqipërisë, sa i takon ndryshimeve shtesë në Kodin Zgjedhor.
Njëri prej tre propozimeve, lidhet me faktin se përveç KQZ, në procesin e numërimit të votës së Diasporës të përfshihen dhe partitë politike.
Tre propozimet e KQZ drejtuar Kuvendit për Kodin Zgjedhor:
-KQZ të bëjë prokurimin për vajtje-kthim të fletës se votimit në diasporë
-Rishikim te afateve për fletën e votimit, të afrohet me 10 ditë regjistrimi i kandidateve për të përgatitur fletën
-Ndryshim i vlerësimit për fletën e votimit, përveç KQZ të përfshihen edhe partitë politike në numërim për diasporën/