E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, ka bërë një bilanc të punës së bërë gjatë këtij viti që po lëmë pas.

Ajo ka renditur përmes një videomesazhi disa nga çastet e rëndësishme që kanë thelluar partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, nga Baza Ajrore e Kuçovës ëe u shndërrua si qendër ajrore e NATO-s, ardhja e helikopterëve të parë Black Haëk në Shqipëri, deri te nderimi i Altin Dumanit nga Sekretari i Shtetit si një nga Kampionët kundër Korrupsionit për vitin 2024.

“Kur erdha këtu në gusht pash që shumë punë ishin duke u kryer. Jam krenare për çfarë kemi bërë së bashku për të forcuar demokracinë e Shqipërisë, për të ndërtuar partneritetin tonë në fushën e mbrojtjes dhe për të rritur lidhjet e biznesit”, u shpreh ndër të tjera VanHorn.

Ajo e mbyll mesazhin me një urim të përbashkët nga stafi dhe personeli që punojnë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë.

“Mirëpres të vazhdojmë të punojmë së bashku vitin që vjen. Nga të gjithë ne, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gëzuar Vitin e Ri”.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *