Vendimi është dhënë sot në mëngjes nga trupa e KPK-së. Sipas KPK-së Bashkim Dedja e justifikon pasurinë e tij, edh pse hetimi mbi pasurinë kishte kosntatuar se burimet mbi pasurnë e gjyqtarit nuk justifikohen.

Javën e shkuar, ai u përball me KPK-në dhe sipas hetimit administrativ, Dedja kishte probleme me pasurinë.

Në seancën e shkuar, Bashkim Dedja nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua në seancë nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Sipas KPK-së, zoti Dedja ka paqartësi dhe para të pajustifikuara në deklaratat e pasurive.

Ato kishin të bënin me huat për blerjen e një apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 146 metra katrorë.

Zoti Dedja ka deklaruar se ka marrë një kredi prej 120 mijë eurosh me afat 20 vjet. Gjithashtu, si burime për blerjen e apartamentit, ai ka deklaruar 35 mijë euro kursime dhe dy hua pa interes në vlerën totale prej 25 mijë eurosh të marra nga vëllai dhe kunati i tij.

Mirëpo, sipas KPK-së, këto hua nuk justifikohen.

Por edhe pse një javë më parë KPK deklaroi se Bashkim Dedja nuk i justifikonte pasuritë, ai sot është konfirmuar në detyre.

Edhe pse kreu i Gjykatës Kushtetuese,  Bashkim Dedja kaloi vettingun, duke u rikonfirmuar në detyrë, avokati mbrojtës i tij, Maks Haxhia, është shprehur shumë kritik ndaj relatoprës së çështjes, Xhensila Pine.

Veritas.com.al/