Kreu i SPAK Altin Dumani, në raportim vjetor në KLP, u shpreh se në vitin 2024 janë krijuar 10 skuadra të reja të përbashkëta, dhe se fokusi i punës së Prokurorisë së Posaçme ka qenë edhe përmbushja e rekomandimeve të Kuvendit të Shqipërisë. Në nisje të fjalës së tij, Dumani shprehu mirënjohje për KLP, lidhur me mbështetjen që ky institucion ka dhënë ndaj Prokurorisë së Posacme.

Ai gjithashtu u shpreh se pavarësisht sfidave SPAK nuk e ka ndalur punën dhe se janë realizuar 3 marrëveshje bashkëpunimi gjatë vitit 2024.

“SPAK ka firmosur 3 marrëveshje, me Irlandën e Veriut, Spanjën dhe Malin e Zi. Viti 2024 është mbyllur me disa vakanca”, tha mes të tjerash Dumani, duke shtuar se ka pasur një bashkëpunim të rëndësishëm edhe me vendet e rajonit.

Gjithashtu theksoi se në 2024 është hartuar një plan strategjik për vitin 2025-2027. Ndërsa sa i takon BKH, siç tha ai, po vijon procedura për rekrutimin e 40 hetuesve.

“Gjatë vitit 2024 janë në hetim 33 ish-zyrtarë. Në vitin 2024 janë 10 funksionarë të lartë publik për të cilët ka pasur vendim të formës së prerë. Hetimet e 2024 tregojnë se korrupsioni i zyrtarëve të lartë është përmes formave të sofistikuara”, shtoi ai.

Gjatë fjalës së tij, Dumani u shpreh: “brenda vitit 2025 synojmë të përfundojmë vënien në funksion edhe të moduleve të tjera. Rritja e kapaciteteve njerëzore është realizuar në bashkëpunim me ekspertë. Prokurorët e Posaçëm janë trajtuar në vazhdimësi me mjete që shërbejnë në specializimin e tyre”.

Më tej theksoi se çdo çështjen me ndjeshmëri publike analizohet menjëherë.

Në këtë takim marrin pjesë edhe përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë.

 

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *