Prej disa javësh, opozita e Venezuelës ka shpërthyer në protesta dhe revolta pasi diktatura socialiste e vendit tentoi të bënte nul opozitën e vendit përmes një “reforme” në gjykata. Është e çuditshme se si diktatori Maddurro ka lënë vendin, akoma në revoltë, për të marrë pjesë në mitingun e majtistëve në Havanë.
Maduro mbajti një fjalim në Havana ditën e Marte në samitin e Aleancës Boliviane për popujt e Amerikës sonë (ALBA), me qëllim bashkimin Kubano- Venezuelian në përpjekje për të bashkuar majtistët në Amerikën Latine. Maduro foli për mbi një orë, duke sulmuar Washingtonin dhe duike akuzuar administratën e Presidentit Donald Trump duke bërë thirrje për një “grusht” kundër tij.
“E vërteta e vërtetë është se këtu është një urdhër i ardhur nga Washington për zero dialog në Venezuelë për ta bërë vendin shpërthyes dhe për të lejuar një pushtim të huaj”- i tha Maduro audiencës Kubane. Ai pohoi se Trump po kërkon “grusht shteti” në Venezuelë.
/Veritas.com.al/