Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku mori sot zyrtarisht detyrën.

Gjatë ceremonisë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i dorëzoi simbolet dhe flamurin rrumbullaku dhe i tha se “i vetmi flamur për të cilin duhet të përulemi është flamuri kombëtar”.

“Ju Rrumbullaku do të merrni sot në dorëzim flamurin e organizatës. Unë dua të them që ne respektojmë shumë flamuj të vendeve të tjera, dikë më shumë dikë më pak. Në një moment historie mund të ndryshojnë flamujt që respektohen më shumë dhe më pak, por flamuri i vetëm për të cilin ne përulemi të gjithë dhe për të cilin kanë dhënë jetën shumë shqiptarë të mirë, përfshi edhe përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe për të cilin besoj se çdo shqiptar i mirë është gati të jap jetën, është flamuri me shqiponjën me dy krena. Dua t’ju them që këtë gjë mos e harroni në asnjë ditë të punës tuaj. Jam i bindur që ju do ta realizoni me nder dhe me sukses këtë rrugëtim tuajin në këtë pozicion kaq shumë të rëndësishëm për Policinë e Shtetit dhe për Shqipërinë”, u shpreh Çuçi.