Duket më shumë si një histori ‘rozë’ se sa një krim ajo që ka ndodhur në Krujë sot. Megjithëse policia e ka arrestuar 20 vjeçarin Sokol Kurti me akuzën se ka qëlluar me grusht shtetasin A.Q.

Sigurisht, policia ka bërë punën  e vet sipas ligjit; por ndoshta një ‘ligj’ tjetër i dashurisë ka vepruar deri në këto momente.

A.Q.,  është babaoi i vajzës për të cilën ‘vdiste’ krutani 20 vjeçar. Edhe vajza ka të njëjtat shkronja të para të emrit, si babai: A.Q.

Meqë vajza nuk i është përgjigjur dhe as ka pranuar bisedat me të riun Sokol Kurti, atëherë ky në një moment ka targetuar të atin si shkaktar dhe e ka goditur me grushte.

Nuk është e qartë nëse kjo ishte vërtet një ndjenjë e fortë simpatie apo dashurie, ose ishte thjesht një përndjekje e vajzës. Se këtu ndryshon edhe marrëdhënia me ‘vjehrrin’ dhe marrëdhënia me fajin.

Policia e ka ndaluar Kurtin me akuzë për “përndjekje” dhe “plagosje lehtë me dashje”.

Veritas.com.al/