(FOTO: Vendi ku ndodhi krimi në kolegjin e qytetit Kerch në Krime)/.
CNN/
Të paktën 18 persona janë vrarë- shumica e tyre adoleshentë- dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur gjatë këtij sulmi në Krimenë e aneksuar nga Rusia, sipas njoftimeve nga Rusia.
Komiteti Kombëtar Kundër Terrorizmit të Rusisë tha pë CNN se shpërthimi është shkaktuar nga një “mjet shpërthyes i pa identifikuar” në një kolegj në qytetin e Kerch – ku një urë 19 kilometra e gjatë lidh Krimenë me Rusinë.
Komiteti i Hetimit i Rusisë tha në deklaratë se “Sipas të dhënave të para, një pajisje shpërthyese e paidentifikuar, e mbështjellë me metal u hodh sot në dhomën e ndenjës të Kolegjit Politeknik në Kerch”.
Ai tha se informacioni mbi viktimat është bërë i qartë dhe se “shumica e tyre janë adoleshentë”.
Sergey Aksyonov, kryetari i qeverisë së Krimesë tha se autori i dyshuar i krimit ka vrarë veten, sipas disa njoftimeve të marra nga televizioni shtetëror Rus.
“Vrasësi i supozuar ka qëlluar veten dhe kreu vetëvrasje”, tha Aksyonov për Rossiya-24, duke shtuar se i dyshuari është një student në të njëjtin institucion edukimi, dhe se trupi i tij u gjet në katin e dytë, në bibliotekë”.
Veritas.com.al/