Nga: Ylli Dylgjeri/

Pse s’po kapen autorët e kokainës?

Nuk kapen, e s’do të kapen. Jetojmë në kohë të tjera. Krimi është gjithmonë një hap përpara. Krimi nuk shihet lehtë me sy. Krimi është sofistikuar. Krimi ka kohë që punon me pilot automatik. Kutia e zezë e ka faqen e bardhë.

Një mik në polici më tregonte se edhe gomarët e mushkat e transportit te kanabisit në fshatrat e jugut lëvizin me pilot automatik. Po po.

Nuk tallem:

Në shtegun për në shtetin fqinj, i prin gomari lider. Në shpinë mban mallin e lidhur por mban edhe një kasetofon të ndezur. Aparati ka të regjistruar zërin e të zotit të kafshës që i thërret në çdo 5 minuta:

Yshsh! Yshsh!

Kafsha e gjorë ecën e ecën në shtegun e ngushtë se di që ka pas të zonë. Por jo!

I zoti rri në një majë mali, e sheh karvanin që ecën. Yshsh- in e bën aparati. Drogën e çon veshgjati. Kaq është.

Ku janë autorët?

Nuk ka. Është koha e IT-ve. Piloti automatik të dërgon në destinacion. Nuk ka njeri në timon.

Veritas.com.al/