Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra, babë e bir janë ekzekutuar pasditen e kësaj të enjteje në Dukagjin.
Ata janë vrarë me armë zjarri babë e bir, Gjokë dhe Eduart Gurra, përkatësisht 57 dhe 31 vjeç
Detaje të reja vijnë nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën pasditen e kësaj të enjteje ku babë e bir, 57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij 31-vjeçar Eduart Gurra nga fshati Bruçaj i njësisë Pult të Dukagjinit u ekzekutuan në pritë, teksa kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur në fshatin Bruçaj pasi jetonin në Shkodër.
“Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes, teksa në Shkodër janë vendosur patrulla në pikat hyrëse dhe dalëse.
Për shkak të largësisë së vendit të ngjarjes, ende grupi hetimor nuk ka shkuar në vendit të krimit.
Zona e Pultit në Dukagjin konsiderohet si zonë e kuqe e kultivimit të drogës.
Deri në këto momente një person është shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e rëndë”, raporton gazetari Elton Qyno per “Ora News”.
Ata janë qëlluar me armë zjarri dhe kanë vdekur në vend. I riu ishte baba i dy vajzave.