Bota ka mirëpritur armëpushimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit me një ndjesi lehtësimi.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se Mbretëri e Bashkuara do të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur dhe ruajtur marrëveshjen.

Starmer niset në Gjirin Persik për të takuar udhëheqësit e vendeve që janë përballur me sulme nga Irani.

Presidenti francez Emmanuel Macron e ka mirëpritur armëpushimin, duke e quajtur diçka shumë të mirë.

Megjithatë, Macron paralajmëroi se situata në Liban është kritike dhe tha se marrëveshja e armëpushimit duhet të përfshijë edhe Libanin.

Presidenti francez shtoi se rreth 15 vende janë aktualisht të mobilizuara dhe po marrin pjesë ne nje mission mbrojtës në koordinim me Iranin për të lehtësuar rifillimin e trafikut ne Hormuz.

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se mbështet armëpushimin, duke shtuar se qëllimi tani duhet të jetë përfundimi i luftës.

Në një deklaratë Merz tha se negociatat duhet të mbrojnë civilët e Iranit dhe të garantojnë sigurinë në rajon, si dhe të shmangin një krizë globale energjetike.

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, tha se bota iu afrua rrezikshëm katastrofës dhe theksoi se është shumë herët për të përcaktuar nëse konflikti ka mbaruar përfundimisht.

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e përshkroi armëpushimin në luftën në Lindjen e Mesme si një “hap pas nga pragu i greminës”.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterresu bëri thirrje të gjitha palëve në konfliktin në Lindjen e Mesme të përmbushin detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe t’u përmbahen kushteve të armëpushimit.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *