(Ne qeverine e Kosoves, Haradinaj do te jete kryeminister, ndersa Pacolli minister i Jashtem dhe zevendes- kryeminister)

Sot u njoftua se në Kosovë u nënshkrua marrëveshja për zgjidhjen e krizës politike dhe formimin  e qeverisë së re.

Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NIsma për Kosovën zgjeruan koalicionin e tyre, duke përfshirë edhe partinë Aleanca Kosova e Re, që drejtohet nga Behgjet Pacolli, i cili bënte pjesë në krahun e kundërt, me PDK.

AKR ka nënshkruar marrëveshje me koalicionin “PAN”, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja të vendit.

Marrëveshja është nënshkruar nga Kadri Veseli (PDK), Ramush Haradinaj (AAK), Fatmir Limaj (Nisma) dhe Behgjet Pacolli (AKR).

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, u shpreh i kënaqur pas nënshkrimit të marrëveshjes. Ai e ka justifikuar lëvizjen e tij si një ‘përgjegjësi’. “Nuk desha të isha shkaktar i krizës”, ka thënë

“Neve na presin shumë punë. Jam i bindur se do t’i tejkalojmë”, ka thënë Pacolli.

Pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare që më 11 qershor, më në fund duket se në Kosovë do kemi formimin e qeverisë dhe institucioneve.

Veritas.com.al/