
Nga sot Izraeli do të lejojë vendet e huaja që të dërgojnë ndihma ushqimore me parashutë në Gaza.
Një zyrtar i lartë i IDF-së tha për Sky Neës: “Duke filluar nga sot, Izraeli do t’u lejojë vendeve të huaja të dërgojnë ndihma me parashutë në Gaza”
Kriza humanitare në Gaza ka shkaktuar një reagim të madh ndërkombëtar. Të rritur, fëmijë e të moshuar përballet me kequshqyerjen. OKB ka bërë thirrje që të merren masa urgjente pasi situata me të cilën përballet vendi është e tmerrshme.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, vetëm në dy javët e para të korrikut, UNICEF ka trajtuar 5 mijë fëmijë që përballeshin me kequshqyerje në Gaza.
Komente