Pas presidentit të Këshillit, Charles Michel edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka mbështetur iniciativën e kreut të OSBE-së, Edi Rama për ndërmjetësimin e OSBE në Bjellorusi.
“Ne jemi gati që të përfshihemi ne të gjitha format e ndryshme që të lehtësojmë tranzicionin paqësor demokratik në Bjellorusi. Ne mbështesim hapjen e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës. Dhe ka mbështetjen e fortë të OSBE-së. OSBE është duke kërkuar mënyra që të lehtësoj dialogun në Bjellorusi. Bjellorusia është anëtare e OSBE. Bjellorusia është anëtar i OSBE. Kjo nuk kërkon shumë ndërhyrje, por hapjen e kanaleve te komunikimit brenda Bjellorusisë”, shkruhet në deklaratën e Ursula von der Leyen.
Në përfundim të mbledhjes së posaçme që bënë krerët e qeverive të vendeve antare të BE për situatën në Bjellorusi, Këshilli doli me konkluzionet ku në pikën 8 shprehet mbeshtetja për iniciativën e kryetarit të OSBE, Edi Rama.
VERITAS.COM.AL/
Top Channel