Këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës.

Rama nënvizoi se deri më tani çmimet e naftës në Shqipëri kanë pasur një rritje të moderuar, gjithashtu ritheksoi se vënë konsultim publik ligji për rezervën shtetërore.

“Nga ana tjetër ne kemi vënë konsultim publik ligjin për rezervën shtetërore që do duhet të shtrihet fizikisht në 100 ditë, në 3 muaj më saktë. Dhe dua t’u them që jemi punë për të finalizuar edhe një nismë që kemi ndërmarrë për të futur në treg si distributor garant dhe shumice një faktor shtetëror gjë që besojmë do ta bëjë më të lehtë dhe për ju të gjithë punën. Do garantojë sasirat e nevojshme duke pasur mbështetje dhe do lehtësojë marrëdhënie me të tretë. Ne do të synojmë të kemi marrëdhënie të drejtpërdrejtë me kompanitë. Dua ta mbyll duke ju kërkuar të ruani këtë ekuilibër që keni ruajtur deri tani, ne nuk kemi parë të arsyeshme që të hedhim hapin dhe të kalojmë në Bord, pasi nëse dialogu funksionon nuk kemi qëllim t’ju shtrëngojmë në punën tuaj, por të merremi vesh që kriza në Lindjen e Mesme nuk mund të projektohet e tëra mbi supet e konsumatorëve. Pra më mirë marzhe më të ulëta fitimi se sa bordi në kurriz”, tha ndër të tjera Rama.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *