Dyzet trupa janë nxjerrë nga lumi i Nilit në kryeqytetin sudanez Khartuoun pas dhunës që shpërtheu në protestën pro- demokraci, thanë aktivistët e opozitës ditën e Mërkurë.
Mjekët që janë të lidhur me opozitën thanë se trupat ishin mes 100 personave që besohet se janë vrarë që kurse forcat e sigurisë sulmuan një kamp të protestës ditën e Hënë.
Raportet tregojnë se grupi paramilitar po sulmonte civilët.
Këshilli Ushtarak Tranzitor që qeveris në Sudan (TMC) pranoi hetimet.
Banorët e Khartoum thanë për BBC se po jetojnë në frikë, përderisa anëtarët e Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë (RSF) lëvizin nëpër rrugë. Reparti paramilitar, i nohur zyrtarisht si milicia Janjaweed, kanë fituar fuqishëm në konfliktin e Darfurit, Sudan, në viitn 2003.
“Dyzet trupa të martirëve tanë u zbuluan në lumin Nil dje”, thanë Mjekët e Komitetit Qendror të Sudanit.
Një zyrtar i grupit i tha BBC se ata kanë qenë dëshmitarë dhe kanë verifikuar trupat në spital dhe se numri i të vdekurve deri tani është 100.
Veritas.com.al/