Dy zyrtarët e BE, David McAllister dhe Knut Fleckenestein do të zhvillojnë të tjera takime me Kryeministrin Edi Rama, me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe me kryeparlamentarin Ilir Meta.

Takimet do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve duke nisur nga ora 19:00.  Dy zyrtarët e BE do të takojnë veç e veç Ramën, Metën dhe Bashën.

Basha do të bisedojë me McAllister, ndërsa Rama e Meta me Fleckenstein. Më pas pritet që të ketë një takim të përbashkët mes të gjithëve.

Opozita vazhdon t’i qëndrojë kërkesës për qeveri teknike dhe mandatin e saj për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.

Ky është raundi i dytë i takimeve. Mësohet se në takimet e drekës, eurodeputetët dëgjuan pretendimet e mazhorancës dhe opozitës.