( FOTO: Kastriot Fafaj, oficeri i Policisë që i dha fund jetës sot në mëngjes)/

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komisariatin e policisë së Fierit, një inspektor i policisë i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit. Megjithëse sapo kishet mbaruar kohën e shërbimit, oficeri ka ndëhskuar veten tragjikisht me armën e shërbimit policor.

Oficeri i policisë quhet Kastriot Fafaj, 46 vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes. Mbetet ende mister shkaku që e ka çuar efektivin e policisë të kryejë një akt të tillë të rëndë. Ajo çfarë diuhet është se Kastriot Fafaj kishte 20 vjet që shërbentë në funksionine  oficerit të policisë.

Informacion paraprak i policisë Fier

Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Veritas.com.al/